Rrëfimi i tmerrshëm nga profesori i UP-së – gratë që bëjnë seks për një vend pune

Rrëfimi i tmerrshëm nga profesori i UP-së – gratë që bëjnë seks për një vend pune

Ardian Gola, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka treguar sot për një rrëfim të tmerrshëm se si shumë gra janë pajtuar për të ofruar shërbime seksuale në këmbim të një vendi të punës në institucionet pubike.

Ka treguar rrëfimi e një shoqeje të tij.

“Sot një shoqe me rrëfeu se si vazhdimi i kontratës se punës në një institucion publik, pas një periudhe gjoja testuese, i kushtezohej me marredhenie seksuale. Njeriu i cili i kishte ndihmuar te punesohej, e i cili aksidentalisht eshte ne pushtet, sepse ne rrethana normale pozita meritore e tij nuk do te shkonte pertej cobanit, fillon e behet gjithnje e me eksplicit ne kushtezimin seksual te vazhdimit te kontrates”, ka shkruar ai.

Sipas rrëfimit ai thotë se disa gra të tjera janë pajtuar që të ofrojnë shërbime seksuale për një vend pune, qoftë për mbijetes apo për jetë luksoze.

“Me tregonte se si disa femra tashme jane pajtuar me kete fat. Ato ofrojne favore seksuale per njerezit e pushtetit, qofte per mbijetese, qofte per nje jete me lluksoze. Me fjale tjera, pushtetaret, kuptohet jo te gjithe, jane te perfshire ne prostitucion modern. Per “bosat” e sektorit privat, mos te flasim”.

“M’lejoni t’jem aspak politikisht korrekt per kete kategori njerezish: jeni kategoria me e flliqte n’rruzullin tokesor. Po t’kisha mundesine, kisha me ua pre ate luc t’zhyllavte, e kisha me ua rras n’ate goje, po ashtu t’gubavte! Flliqesira! U turperofshi!”, ka shkruar ai.