Rrëfimi i ushtarit britanik që ndihmoi në krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Rrëfimi i ushtarit britanik që ndihmoi në krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Ushtari britanik, Ade Clewlow, i cili ndërmjetësoi midis KFOR-it dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, të cilat synonin të shndërroheshin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka ndarë rrëfimin e tij për kohën derisa kreu misionin ushtarak të tij në vend, transmeton Insajderi.

Clewlow veç që ndërmjetësoi, ndihmoi ish krerët e TMK-së për ta arritur qëllimin. Megjithatë sipas tij, KFOR-i nuk bëri gjithë çka mundi për formimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

”Dhe nuk besoj që ata donin të arrinin sukses, dhe sikur që keni mundur ta lexoni, ka pasur disa raste kur unë e kam ndjerë se KFOR-i do të mund të ishte më aktiv në proces, sepse shndërrimi i TMK-së në FSK ishte i lidhur dhe nuk bënin njëra pa tjetrën. Ata mund të bënin më shumë por për disa arsye nuk e bënë”, ka thënë Clewow në intervistën e tij për Klan Kosovën.

Një pjesë të përvojës së tij gjashtëmujore në Kosovë nga gushti i 2008-ës, Clewlow e rrëfeu në këtë televizion, derisa gjithë çfarë ngjau me shndërrimin e TMK-së në FSK, britaniku e ka përmbledhur në librin e tij ”Nën një qiell me pupla”, po akoma vetëm në gjuhën angleze. /Insajderi.com