Rrëfimi i kosovarit për televizionin amerikan që braktisi ISIS-in

Rrëfimi i kosovarit për televizionin amerikan që braktisi ISIS-in

Albert Berisha, kosovari i cili i ishte bashkangjitur organizatës terroriste ISIS për nëntë ditë ishte dënuar me tri vjet e gjysmë burgim thotë se e di rrugën që mund të jetë e suksesshme për kthimin në Kosovë për të gjithë kosovarët që e morrin rrugën drejt Sirisë, shkruan Insajderi.

Berisha në të vërtetë është vetmi njëri prej 40 mijë personave në gjithë botën që fillimisht i ishin bashkuar ISIS-it e më pas ishin rikthyer në vendin e tyre.

Pavarësisht bashkimit në ISIS Berisha në një intervistë për NBC News thotë se ai nuk i kishte bërë askujt keq sa kishte qenë në Siri. Ai insiston se vendet institucionet e Kosovës nuk duhet t’i trajtojnë të kthyerit nga ISIS-i si kriminel por si një pasuri.

Ai thekson se personat që gjenden atje kanë dy zgjidhje “të vdesin në Siri apo të kthehen dhe të mbyllën në burg”.

“Është e vështirë të bindësh njerëz që të kthehen nëse kanë dy zgjedhjet: të qëndrojnë dhe të vdesin brenda në Siri ose një zgjedhje tjetër e keqe, e cila do të përfundojë në burg”, tha ai gjatë një interviste me NBC News.

Ai ISIS-in e ka quajtur si ‘delja e zezë’ e fesë Islame.

“Çdo fe ka delet e saj të zeza dhe nuk mund të mohojmë se nuk i kemi ato”, ka thënë ai.

Berisha i cili ka themeluar një organizatë jo qeveritare tha se mund të fitojë besimin e luftëtarëve të huaj dhe ekstremistëve të mundshëm për shkak të përvojave të veta – diçka që ai tha se është e pamundur për çdo punonjës të qeverisë për të arritur.

Besohet se më shumë se 315 luftëtarë të huaj njihen se kanë lënë Kosovën për t’iu bashkuar luftës në Siri./Insajderi.com