“Dosjes së She" />

Rrëfimi në formë dokumentari i Al Jazeeras për Dosjen e Shefave

Rrëfimi në formë dokumentari i Al Jazeeras për Dosjen e Shefave

Mediumi i njohur ndërkombëtar, Al Jazeera, ka publikuar një përmbledhje në formë dokumentari që zgjatë rreth tre minuta kushtuar “Dosjes së Shefave”.

Seria e  përgjimeve telefonike të publikuara nga Insajderi – përmes së cilave u dëshmua se si zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës shtrijnë ndikimin në institucionet e pavarura të vendit – cilësohet nga Al Jazeera si “një nga ngjarjet më shpërthyese që kanë ndodhur në Kosovë në vitet e fundit.”

Përmbledhja e AJ fillon duke transmetuar pamje të televizioneve të ndryshme të Kosovës të cilat raportojnë në baza ditore për çdo “episod” të kësaj serie, duke treguar se si publikimi i përgjimeve nxiti reagim në shoqërinë e Kosovës përmes protestave dhe dorëheqjen e Adem Grabovcit nga pozita e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së.

Në përmbledhje është përfshirë edhe një intervistë me autorin e hulumtimeve, kryeredaktorin e Insajderit Vehbi Kajtazi, i cili ka sqaruar ndër të tjerash se ai dhe kolegët e gazetës janë detyruar të kufizojnë daljet sidomos në orët e mbrëmjes për shkak të këtyre publikimeve.  AJ rikujton se Kajtazi ja bërë edhe në të kaluarën shkrime që kanë pasur ndikim të madh në opinion, siç është rasti me zbulimin e skandalit të korrupsionit në EULEX./Insajderi.com

Kosovo's wiretapping scandal

For the past 6 weeks journalist Vehbi Kajtazi has been releasing material on one of the most politically explosive stories to hit Kosovo in recent years. [Produced by Ali Rae & Hasan Rrahmani]#PROTESTOJ

Posted by The Listening Post on Friday, 16 September 2016