Rrëfimi i shqiptarit që u kthye i penduar nga Siria

Rrëfimi i shqiptarit që u kthye i penduar nga Siria

Që nga viti 2012 e deri sot, 314 shqiptarë të Kosovës, në mesin e të cilëve 44 gra dhe 28 fëmijë, kanë shkuar në Siri, duke ju bashkuar fillimisht grupeve opozitare që luftonin kundër qeverisë së presidentit sirian, Bashar Al Assad, e më pas edhe grupeve ekstreme si Shteti Islamik.

Në mesin e tyre ishte edhe një i ri nga Kosova, i cili nuk është identifikuar për shkaqe sigurie, raporton Zëri i Amerikës, transmeton Insajderi

Ai thotë se në Siri vendosi të shkoi për shkak të humanitetit ndaj popullit sirian, si komunitet myslimanë, ashtu siç është edhe ai.

Përveç tjerash ai tregon se si është penduar pasi mbërriti në Siri, duke thënë se në shtetin e Lindjes së Mesme nuk ishte e qartë se për çfarë po luftohej.

Sipas autoriteteve, 110 prej 314 shqiptarëve të Kosovës që kanë shkuar në Siri janë kthyer sërish në Kosovë, kryesisht të zhgënjyer më atë që kishin parë dhe përjetuar atje.

Në vazhdim ju ftojmë të ndiqni rrëfimin e një prej të kthyerve. Për arsye sigurie, intervista është zhvilluar në një mjedis të errët dhe Zëri i Amerikës e ka identifikuar atë me emrin Nori, që nuk është emri i tij i vërtetë.

[iframe id=”http://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/3527182.html”]