Pretendimi i vajzës së të dyshuarit për krime lufte: U arrestua sepse nuk donte ta shiste tokën

Pretendimi i vajzës së të dyshuarit për krime lufte: U arrestua sepse nuk donte ta shiste tokën

Vajza e Bogdan Mitroviçit, Radica Blegojeviç i cili u arrestua të hënën në Kosovë nën dyshimin se ka kryer krime kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë thotë babai i saj u arrestua për shkak se ai nuk dëshironte ta shiste pronën e tij, shkruan Insajderi.

“Ata nuk kanë çka të fajësojnë babanë tim. Ai nuk bëri asgjë për askënd. 18 vitet e mëparshme shkuan rregullisht në Kosovë dhe Metohi, por faji i tij i vetëm ishte se ai nuk donte ta shiste pronën”, tha Radica Blagojeviç për Novisatin.

Ajo thotë se nuk do të harroj asnjëherë arrestimin e babait duke e nxjerrë jashtë autobusit para të gjithave.

“Nuk do ta harroj kurrë momentin kur banda e ka arrestuar babanë dhe e kanë nxjerrë jashtë autobusit para të gjithëve” tha Radica.

Radica Blegojeviç më tej thotë se babai i saj Bogdan Mitroviç ka probleme shëndetësore me diabetin ndërsa edhe nëna e saj Momirka është në gjendje të rënd shëndetësore.

“E gjithë familja është në shok, sepse e dimë se babai ynë nuk i fsheh asgjë askujt. Ai nuk ishte as në fushën e betejës, as nuk ka qenë kurrë në ndonjë konflikt me fqinjët shqiptarë”, shtoi ajo.

Lidhur me arrestimin e Mitroviçit dje gjatë ditës ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq i cili e konsideroi si tentim për t’i frikësuar serbët që të kthehen në Kosovë./Insajderi.com