Rregullorja e orarit të punës në Podujevë, këto janë bizneset që nuk do të punojnë të dielën

Rregullorja e orarit të punës në Podujevë, këto janë bizneset që nuk do të punojnë të dielën

Në Kuvendin Komunale të Podujevës është miratuar rregullorja për bizneset që operojnë në territorin e Komunës së Podujevës.

Sipas rregullores e diela do te jetë ditë pushimi përveç bizneseve të kategorive të caktuara, të cilat do të vazhdojnë të punojnë.

Me anë të kësaj përcaktohet orari i punës së bizneseve në lëmin e tregtisë, hotelerisë, zejtarisë dhe ndërtimtarisë.

Kjo rregullore do të hyjë në fuqi më 1 mars të vitit 2020, ndërsa është miratuar më 31 janar në Kuvendin e Komunës së Podujevës, ka bërë të ditur nënkryetari i komunës, Nexhmi Rudari.