![Rrëmbeu një person, arrestohet – Policia i gjen drogë dhe para të gatshme në shtëpi](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/08/arrestim-Suhareke-2048x1368-2-730x440.jpg)
Policia e Kosovës njofton se të hënën ka arrestuar në lagjen “Pejton” në Prishtinë të dyshuarin për rrëmbimin e një personi.
Me urdhër të prokurorit, në shtëpinë e tij është bërë kontrolli, ku dyshohet se është mbajtur i rrëmbyer viktima.
Sipas policisë, aty është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 12 mijë e 580 euro para të gatshme, të cilat janë sekuestruar.
Në konsultim me prokurorin, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndaj tij është hapur rasti “Rrëmbim, fajde dhe posedim i narkotikëve”./Insajderi.com