Rrënohen dy ndërtime pa leje në lagjen “Arbanë” të Prizrenit

Rrënohen dy ndërtime pa leje në lagjen “Arbanë” të Prizrenit

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit të martën ka rrënuar dy objekte, për shkak se objektet në fjalë ishin ndërtuar në pronën e komunës, njofton Insajderi.

Drejtoria e Inspektoratit bën të ditur se vendimi për rrënimin e objekteve në fjalë është marrë pasi që investitori ka vazhduar punimet drejt përfundimit të objekteve, përkundër urdhrit të DI-së për ndalimin e punimeve.

“Ndërkaq, ankesat e parashtruara nga investitori në Komisionin e Komunës së Prizrenit dhe po ashtu në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, janë kthyer me përgjigje negative”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu, bëhet e ditur se investitorit i është dhënë afati 15 ditor për rrënimin e objekteve në mënyrë vullnetare, por i njëjti nuk i është përmbajtur këtij afati të përcaktuar në bazë të ligjit.

“Drejtoria e Inspektoratit apelon tek të gjithë qytetarët që të mos fillojnë ndërtimin e objekteve pa leje dhe se në të kundërtën do të merren masa sipas ligjeve në fuqi”, përfundon njoftimi./Insajderi.com

May be an image of outdoors