![Rrënohen lokalet tek Katedralja në Prishtinë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2017/09/katedralja-ne-prishtine.jpg)
Sot ka nisur rrënimi i lokaleve të ndërtuara nga Komuna e Prishtinës, tek objekti i katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Rrënimi i tyre po bëhet pas vendimit të Gjykatës Supreme se të drejtën për shfrytëzimin e pronës ku janë ndërtuar lokalet, e ka Ipeshkvia e Kosovës.
Këto 13 lokale ka 5 vjet që kishin mbetur të papërfunduara, si pjesë e një projekti për qendër tregtare nga Ndërmarrja Publike Banesore.