Ministria e Infrastrukturës bën me dije se në një pjesë të auto-udhës Vërmicë-Gjuricë ka pasur rrëshqitje të dheut gjatë së premtes, si pasojë e reshtjeve të shiut, njofton Insajderi.
Ministria ka njoftuar se autostrada “Ibrahim Rugova”, është e qarkullueshme.
“Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët se pas reshjeve të shiut në drejtim të auto-udhës Vermicë-Gjurgjicë në kilometrin e 53 kemi rrëshqitje të dheut, të një sasie jo të madhe, por që auto-udha ‘Ibrahim Rugova’ është e qarkullueshme”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Tutje, bëhet e ditur se ekipet janë duke punuar për ta sanuar gjendjen.
Vërshime të premten ka pasur edhe në Drenas, Malishevë Gjakovë dhe në disa pjesë të tjera të Rajonit të Dukagjinit./Insajderi.com