Afër një mijë refugjatë afganë kanë arritur në Kosovë deri të hënën e 13 shtatorit, transmeton Insajderi.com.
971 është numri i saktë i të ardhurve nga Afganistani në Kosovë vetëm deri në mesditën e së hënës.
Këtë e bëri të ditur shefja e kabinetit dhe këshilltare e lartë politike e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla – Jeta Tela, raporton REL.
Bëhet e ditur se 810 refugjatë janë vendosur në kampin Bechtel-Eenka në Ferizaj, kurse 161 në kampin Bondsteel, poashtu në këtë komunë.
Shtetasit afganë do të qëndrojnë në Kosovë derisa t’iu rregullohet dokumentacioni për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara apo në ndonjë shtet tjetër anëtar të NATO-s.
Kosova pritet të strehojë gjithsej rreth dy mijë shtetas afganë. /Insajderi.com