Rreth 100 pacientë me Covid 19 janë të shtrirë në Infektive

Rreth 100 pacientë me Covid 19 janë të shtrirë në Infektive

Infektologu Kosovar, Izet Sadiku, vlerëson se situata me pandeminë në Kosovë është ende e menaxhueshme dhe është larg më e mirë se e vendeve fqinje, tek sa ka treguar se rreth 100 pacientë të infektuar me Covid 19, janë aktualisht të shtrirë në spital.

“Sikur që është pritur dhe paralajmëruar, jo vetëm në Kosovë, me fillimin e vjeshtës janë rritur rastet dhe kjo është duke ndodhur në krejt vendet evropiane. Kemi pa një rritje shumë të madhe, por që është ende e menaxhueshme në Kosovë. Kosova vazhdon të jetë një prej vendeve më numrin më të vogël të rasteve. Sipas një analize, në dy javët e fundit jemi mes pesë vendeve që kemi pasur numrin më të vogël për 100 mijë banorë”, tha fillimisht Sadiku në Interaktiv, transmeton Insajderi.

Ai ka thënë se 80% e kapaciteteve të spitalit të infektives, është e mbushur me pacientë.

Në klinikën Infektive kemi rreth 100 pacientë të hospitalizuar dhe gati 80 për qind e kapaciteteve janë të mbushur me pacientë. Diku 50 për qind janë me oksigjeno-terapi.”,ka njoftuar Sadiku./Insajderi.com.