Bazuar në statistikat e Trustit Pensional të Kosovës, 104 mijë qytetarë kanë vetëm rreth 100 euro në trust, ndërsa mund të tërheqin vetëm 10 euro pas disa ditëve, njofton Insajderi.
639 mijë e 254 është numri total i kontribuuesve në Trustin Pensional.
Kurse, 12 mijë e 944 persona në Trust kanë mbi 20 mijë euro.
212 mijë e 799 persona kanë nga 100 deri në 1000 euro në Trust.
Ndërsa 194 mijë e 857 persona kanë nga 1000 deri në 5000 euro dhe nga pesë mijë deri 10 mijë euro i kanë 74 mijë e 99 persona.
Nga 10000 deri 20000 euru në Trust i kanë 40 mijë e 440 persona.
Të premten e 4 dhjetorit deputët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili i hap rrugë qytetarëve për tërheqjen e 10%-shit të kursimeve pensionale. /Insajderi.com