rreth 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

rreth 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive me Coronavirus në vend ka shënuar rritje, njofton Insajderi.

Në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës bëhet e ditur se 11 mijë e 909 raste janë aktive me COVID-19.

Numri total i rasteve pozitive është 81.392 raste nga 379.904 persona të dyshimtë dhe 1.752 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 67.731 raste. /Insajderi.com