Rreth 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Rreth 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

11 mijë e 768 raste me Coronavirus vazhdojnë të jenë aktive në vend, njofton Insajderi.

Kështu bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në njoftimin e tij të fundit lidhur me situatën e krijuar nga pandemia në Kosovë.

Që nga 13 marsi kur u regjistruan rastet e para me COVID-19, deri më sot nga ky virus janë prekur 30 mijë e 495 persona. Nga ta 17 mijë e 878 u shëruan kurse 833 persona humbën jetën.

Të martën e 17 nëntorit, në Kosovë sipas IKSHPK-së rezultuan edhe 690 raste të reja. /Insajderi.com