Rreth 133 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 deri më tani në Kosovë

Rreth 133 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 deri më tani në Kosovë

132 mijë e 901 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID që nga fillimi i vaksinimit në vend, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku shtohet se dozën e dytë e kanë marrë vetëm 17 mijë e 476 individë.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, gjatë 24 orëve është shënuar një rast i vdekjes nga Coronavirus si dhe 16 raste pozitive.

IKSHPK bën me dije se janë shëruar 18 persona si dhe raste të cilat janë aktive dhe janë duke u trajtuar janë 178 raste aktive. /Insajderi.com