
E ashtuquajtura “Zyra për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë ka thënë se po ka interesim të madh për të marrë vaksinën anti-COVID nga qytetarët nga komunat me shumicë serbe në Kosovë, transmeton Insajderi.
Sipas kësaj Zyre vetëm gjatë kësaj javë që po lëmë pas janë paraqitur për t’u vaksinuar një mijë e 700 qytetarë serbë, që është tri herë më tepër se një javë më parë.
“Për ta vaksinimi është organizuar të martën dhe të mërkurën në tri pikat – në Rashkë, Kurshumliu dhe Bujanovc, ndërsa 1400 qytetarë të mërkurën dhe të enjten do të pranojnë dozën e dytë të vaksinës. Zyra për Kosovë e Metohi organizon transport falas nga territori i Kosovës dhe Metohisë para ata që janë të interesuar të marrin vaksinën”, thuhet nga kjo zyrë.
Sipas informatave të Zyrës deri më tash janë vaksinuar 10 mijë e 500 qytetarë nga komunat me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa kanë marrë dozën e dytë rreth tetë mijë prej tyre. /Insajderi.com