2 mijë e 685 qytetarë kanë ndërruar jetën si pasojë e COVID-19, që nga fillimi i pandemisë, marsin e vitit të kaluar.
Të martën, Ministria e Shëndetësisë regjistroi edhe 28 raste tjera të vdekjes.
Po ashtu, janë regjistruar edhe 920 infeksione të reja, ndërkaq janë shëruar 1 mijë e 698 pacientë, brenda ditës.
Rastet aktive me COVID-19 janë 24 mijë e 484.
938 mijë e 504 është numri i vaksinave të dhëna në total
620 mijë e 404 kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa 318 mijë e 99 kanë përmbyllur procesin me dy dozat. /Insajderi.com