Rreth 20 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Rreth 20 mijë qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

19.518 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës COVID-19, ka njoftuar të hënën Ministria e Shëndetësisë.

Ndërsa, 134.391 tashmë e kanë kryer gjysmën e punës – doza e parë.

Deri më tash po vaksinohen personat e shtyrë në moshë, ata me sëmundje kronike, stafi shëndetësorë e njësi të sigurisë.

Njëkohësisht ulja e infeksioneve ka rënë dukshëm.

Gjatë njëzetekatër orëve të fundit u raportuan dy infeksione e 14 të shëruar.

Të vdekur nuk kishte. Ndërsa raste aktive janë 162. /Insajderi.com