Rreth 25 për qind e pronave shoqërore kanë qenë të uzurpuara

Rreth 25 për qind e pronave shoqërore kanë qenë të uzurpuara

630 uzurpatorë të pronave shoqërore në vitin 2014 janë larguar me përkrahje të ish-kryetari të Kuvendit, Kadri Veseli dhe ish-kryeministrit, Isa Mustafa, njofton Insajderi.

Prej 1250 kontratave të shitjes rreth 25 për qind kanë qenë të uzurpuara në atë kohë. E disa prej tyre janë shitur me gjithë uzurpator.

Kështu ka deklaruar zëvendës Drejtori Menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim, Avni Jashari në raportimin e sotëm të tij para Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

E deputeti i PDK-së në këtë komision, Gazmend Bytyçi kërkoi nga Jashari se në sa prej këtyre uzurpimeve ka pasur eksponentë politikë.

Por Jashari, tha se nuk e di një gjë të tillë, por në lirimin e tyre ka pasur përkrahje nga bordi dhe ish kryetari i Kuvendit në atë kohë, Kadri Veseli dhe ish kryeministri Avdullah Hoti.

Ndërsa, kryetari i komisionit hetimor, Hajrulla Çeku kërkoi të di se a ka pasur ndonjë rast kur ndonjë uzurpator të jetë edhe ofertues./Insajderi.com