Rreth 26 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Rreth 26 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

Që nga 29 marsi kur në Kosovë ka nisur procesi i vaksinimit, rreth 26 mijë qytetarë e kanë marrë kurën kundër Coronavirusit.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se janë në pritje të kontigjentit tjetër të vaksinave, që sipas tyre, do të arrijë gjatë këtij muaji.

“Janë vaksinuar rreth mbi 26 mijë qytetarë. Ministria e Shëndetësisë pret që vaksinat e radhës të arrijnë, brenda disa ditësh, gjithsesi në këtë muaj”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.

Procesi i vaksinimit ka filluar me profesionistët shëndetësor, për të vazhduar me grup-mosha mbi 85 vjeç dhe personat që kanë sëmundje kronike.

24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca, Kosova kishte pranuar më 28 mars por që më pas vendi ynë mbeti pa vaksina antiCOVID për disa javë.

Javën që lamë pas në Kosovë arritën edhe katër mijë e 680 dozat e para të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer. Këto vaksina janë pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian do t’i sjellë në Kosovë.

Kosova është shteti i fundit në rajon që ka filluar procesin e vaksinimit./Insajderi.com