![Rreth 29 mijë të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2021/05/vaksinim-1-1600x1200-1-730x440.jpg)
Që nga 29 marsi kur në Kosovë ka filluar procesi i vaksinimit kundër Coronavirusit, gjithsej 29 mijë persona e kanë marrë kurën kundër kësaj sëmundje, njofton Insajderi.
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, para mediave tha totali i stafit shëndetësor të vaksinuar është katër mijë.
Ai tutje tha se vetëm gjatë së martës janë vaksinuar 200 persona nga stafi shëndetësor.
“Edhe sot kemi vazhduar me personelin shëndetësor. Nëse i referohemi statistikave totale deri më sot kemi kaluar katër mijë doza të vaksinës Pfizer të aplikuar në sallën ‘1 Tetori’”, theksoi Bardhi.
Sipas tij, procesi i vaksinimit në mënyrë graduale po shkon mirë./Insajderi.com