Rreth 3 kg kokainë konfiskohen nga Policia e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë

Rreth 3 kg kokainë konfiskohen nga Policia e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë

Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës në koordinim me policinë gjermane kanë realizuar aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar në Prishtinë për kontrabandë me narkotik, njofton Insajderi.

Poashtu, policia ka konfiskuar edhe 2.5 kilogramë substancë narkotike të llojit “Kokainë”, tri armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë dhe dy automjete.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, me anë të një postimi në Facebook, ku shtoi se po punojnë me partnerët ndërkombëtarë që të parandalojnë dhe luftojnë tregëtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të krimit të organizuar ndërkombëtar.

“Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në kordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik. Poashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete”, ka shkruar Sveçla.

“Mbetemi të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar”, ka thënë më tej ai.

Më 17 maj të këtij viti, Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë dhe Italisë, kanë arritur të konfiskojnë edhe një sasi prej 400 kilogram kokainë në Lipjan. /Insajderi.com