Rreth 30 mijë qytetarë kanë aplikuar për tërheqjen e 10%

Rreth 30 mijë qytetarë kanë aplikuar për tërheqjen e 10%

Trusti Pensional i Kosovës ka njoftuar se vetëm një orë pas hapjes së aplikimit për tërheqjen e 10 përqind të kursimeve, kanë aplikuar mbi 30 mijë persona, njofton Insajderi.

Ndryshe, procesi i aplikimit online ishte paraparë që të niste nga ora 15:00, por faqja e internetit ka rënë nga funksioni qysh para orës 15:00.

Ueb-faqja e Trustit ka qenë cak i sulmeve kibernetike, në ditën kur është paraparë të nisë aplikimi online, për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Fondi Pensional.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, mund të tërheqin 10% të shumës, e cila pastaj do të rimbursohet nga ana e qeverisë./Insajderi.com