Rreth 33.000 të infektuar me Coronavirus

Rreth 33.000 të infektuar me Coronavirus

Gati 33 mijë ka shkuar numri i të infektuarve me Coronavirus që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars.

Saktësisht deri më tash 32.877 qytetarëve iu rezultoi testi pozitiv nga 127.722 testime sa janë bërë deri më sot.

Prej këtyre rasteve me tragjedi kanë përfunduar 885 pacientë.

19.772 e kanë kaluar virusin me sukses. Ndërsa tash raste aktive janë 12.220.

Prishtina mbetet vatra e COVID-19, vetëm të shtunën u regjistruan 298 infeksione të reja. /Insajderi.com