
32.975 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID, njofton Insajderi.
Vetëm të hënën u vaksinuan edhe 1.365 qytetarë, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Gjithmonë sipas MSH, deri më tash dozën e parë e kanë marrë 160.410 persona.
Po ashtu, numri i infeksioneve ka rënë. Të martën u raportuan katër raste të reja.
Po ashtu u shëruan pesë të tjerë dhe nuk kishte raste të vdekjeve.
Rastet aktive me COVID-19 janë 170. /Insajderi.com