Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, njoftoi se deri më tani janë vaksinuar rreth 37 mijë persona kundrejt COVID-19, përcjell Insajderi.
Ai tha se vetëm gjatë ditës se sotme në sallën “1 Tetori” janë vaksinuar 165 pacientë, ndërsa dy mijë e 103 në tërë Kosovën.
“Edhe sot jemi duke vazhduar me vaksinimin e kategorisë së të moshuarve mbi moshën 65-vjeçare. Deri në këto momente që po flasim aktualisht kemi të vaksinuar 165 persona, gjithmonë me prioritet ata që janë të kontaktuar dhe që kanë aplikuar online”, deklaroi Nimani.
Ai foli edhe për tollovinë e djeshme tek salla “1 Tetori”, ku tha se ata që nuk janë thirrur nga Ministria e Shëndetësisë dhe nuk janë konfirmuar për vaksinim, nuk mund te imunizohen në këtë sallë./Insajderi.com