Tre mijë e 510 vsaksina të kompanisë ‘Pfizer’ kanë arritur gjatë mbrëmjes së djeshme në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zyra për komunikim e Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët thonë se ky kontingjent është pjesë e asistencës së Bashkimit Evropian për Kosovën në sigurimin e vaksinave anti-COVID.
“Divizioni i Komunikimit me Publikun e Ministrisë së Shëndetësisë ju konfirmon se MSh ka pranuar mbrëmë kontingjentin e radhës prej tre mijë e 510 vaksinave të Pfizer, pjesë e asistencës së BE-së për Kosovën në sigurimin e vaksinave kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e MSh-së për redaksinë.
Ky kontigjent është i treti nga sasia prej 95 mijë vaksinave që do t’i japë donacion BE.
Ditë më parë ka arritur kontigjenti i parë i vaksinave me rreth pesë mijë doza, derisa është lajmëruar se të gjitha pakot e vaksinave të premtuara do të arrijnë në vend deri në fund të muajit maj. /Insajderi.com