Rreth 40 aksidente gjatë mëngjesit në rajonin e Prishtinës

Rreth 40 aksidente gjatë mëngjesit në rajonin e Prishtinës

Vetëm brenda dy orëve kanë ndodhur 37 aksidente trafiku në rajonin e Prishtinës.

Kjo si pasojë e reshjeve të borës dhe rrëshqitjeve në rrugë.

Flora Ahmeti ka thënë për lajmi.net se 26 aksidente janë vetëm me dëme materiale ndërsa 8 me lëndime trupore.

“Prej orës 07:00 deri 9:30  në Drejtorinë Rajonale të policisë në  Prishtinë, janë raportuar 37 aksidente trafiku, prej tyre 26 me dëme materiale ndërsa  8 me lëndime trupore”, ka bërë të ditur Ahmeti.