
44.499 qytetarë janë infektuar me Coronavirus që nga 13 marsi kur shpërtheu pandemia.
Prej tyre me sukses e kanë kaluar 34.956, ndërsa me tragjedi përfunduan 1.225 të infektuar.
Numri i rasteve aktive ka rënë me krahasim me ditët e kaluara. 11.313 persona janë të vetizoluar momentalisht si rregull i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për të infektuarit me COVID-19.
Vatra e Coronavirusit mbetet Prishtina. Të mërkurën në kryeqytet u raportuan 139 infeksione të reja. /Insajderi.com