Rreth 6 mijë e 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Rreth 6 mijë e 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Gjashtë mijë e 450 raste vazhdojnë të jenë raste aktive me COVID-19 në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ku thuhet se deri më tani një mijë e 571 persona të infektuar me këtë virus kanë humbur jetën.

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 65 mijë e 982.

I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 57 mijë e 941 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitive 292 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 556 pacientë teksa tre persona humbën jetën. /Insajderi.com