
Numri i gjobave të shqiptuara si pasojë e mosrespektimit të masave anti-COVID ka rënë dukshëm kohët e fundit, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 56 gjoba si pasojë e shkeljes së ligjit për COVID-19.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar një mijë e 460 tiketa trafiku.
Janë shkaktuar 35 aksidente trafiku me dëme materiale e 19 me të lënduar dhe janë arrestuar 31 persona e janë dërguar në mbajtje 18 persona. /Insajderi.com