Rreth 60 gjoba të shqiptuara për mosrespektimin e masave anti-COVID

Rreth 60 gjoba të shqiptuara për mosrespektimin e masave anti-COVID

Numri i gjobave të shqiptuara si pasojë e mosrespektimit të masave anti-COVID ka rënë dukshëm kohët e fundit, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, brenda 24 orëve të fundit janë shënuar 56 gjoba si pasojë e shkeljes së ligjit për COVID-19.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar një mijë e 460 tiketa trafiku.

Janë shkaktuar 35 aksidente trafiku me dëme materiale e 19 me të lënduar dhe janë arrestuar 31 persona e janë dërguar në mbajtje 18 persona. /Insajderi.com