Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit kanë shqiptuar gjithsej 592 tiketa në bazë të Ligjit për COVID-19, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në raportinditor të PK-së, shumica e këtyre dënimeve janë shqiptuar për mosmbajtje të maskës.
“Tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19 janë 592”, thuhet në këtë raport të Policisë së Kosovës, ku nuk specifikohen shkeljet që i janë bërë këtij Ligji.
Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19, është miratuar në muajin gusht nga Kuvendi i Kosovës.
Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2000 euro, varësisht nga shkeljet që mund t’i bëhen këtij ligji. /Insajderi.com