Mbi 64 mijë e 800 persona janë vaksinuar që nga fillimi i nisja e vaksinimit në vend, njofton Insajderi.
Vetëm këtë të diel në nivel vendi janë vaksinuar rreth 800 persona. Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë gjatë ditës së sotme kanë marrë vaksinin 100 persona mbi moshën 65 vjeçare.
“100 persona janë vaksinuar në Sallën ‘1 Tetori’, ndërsa në nivel vendi rreth 800 persona kanë marrë vaksinën anti-Covid, Ndërsa mbi 64 mijë e 800 janë dhënë vaksina që nga fillimi”, tha Niman Bardhi, Koordinatori për vaksinim në sallën “1 Tetori”.
Bardhi në konferencën për media të mbajtur sot, tha se interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar gjatë fundjavës ka qenë në rënie.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se në Kosovë kanë arritur 100 mijë e 620 doza të vaksinës Pfizer. /Insajderi.com