Rreth 800 gjoba për masat anti-COVID

Rreth 800 gjoba për masat anti-COVID

792 gjoba janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit, për mosrespektimin e masave anti-COVID, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, në njoftimin 24 orësh të saj.

Numri i përgjithshëm i tiketave, bashkë me ato për rregullat e trafikut është një mijë e 79 sosh.

Në bazë të statistikave të përgjithme 25 persona janë arrestuar dhe 14 janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com