Qindra gjoba për mosrespektimin e masave anti-COVID’19 janë shqiptuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se 791 persona janë gjobitur për shkak të mosrespektimit të këtyre masave.
Ndërsa numri i përgjithshëm i tiketave të shqiptuara është 948.
Sipas statistikave të përgjithshme janë arrestuar 17 persona dhe 13 janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com