Rreth 800 milionë euro i dërguan mërgimtarët për vetëm 10 muaj në Kosovë

Rreth 800 milionë euro i dërguan mërgimtarët për vetëm 10 muaj në Kosovë

Qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit vazhdojnë të dërgojnë mjete financiare të cilat janë burime të rëndësishme të rritjes ekonomike në vend, njofton Insajderi.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, tregojnë se shuma e remitancave të dërguara nga diaspora e Kosovës ka shënuar rritje.

Sipas BQK-së gjatë periudhës janar-tetor 2020, vlera e dërgesave nga mërgimtarët arriti në shifrën prej 795.6 milionë euro apo 90 milionë euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2019.

Maji ka qenë muaji ku më së shumti janë dërguar remitenca. Vlera për këtë muaj arriti në shumën prej 104 milionë euro.

Derisa ka qenë muaji prill ku vlera e dërgesave ishte vetëm mbi 60 milionë euro. /Insajderi.com