Numër i lartë i gjobave për mosrespektim të masave anti-COVID është shënuar edhe brenda 24 orëve të fundit në vend, njofton Insajderi.
Vetëm brenda një dite, Policia e Kosovës ka shqiptuar 791 gjoba për personat që nuk iu bindën ligjit për COVID.
Ndërkohë që IKShPK njoftoi të shtunën për tetë raste të vdekjes dhe 498 raste të reja me virusin Corona.
Statistikat tregojnë se nga marsi i vitit të kaluar kur edhe u paraqitën rastet para pozitive me COVID-19, në Kosovë janë regjistruar 101 mijë e 153 persona të infektuar me COVID-19. Kurse dy mijë e 61 të tjerë kanë vdekur si pasojë e prekjes me këtë virus.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 12.609. /Insajderi.com