97.996 raste me COVID-19 janë regjistruar që nga 13 marsi vitit kaluar kur shpërtheu pandemia.
Vetëm të dielën u raportuan edhe 529 infeksione e 503 të shëruar. Fatkeqësisht edhe 12 qytetarë humbën jetën si pasojë e COVID-19.
Numri vdekjeve shkoi në 1.988, ndërsa i të shëruarve 82.064.
Rastet aktive në Kosovë janë 13.944.
Prishtina mbetet vatra e pandemisë, gjatë njëzetekatër orëve të fundit në kryeqytet u regjistruan edhe 194 infeksione. /Insajderi.com