Rreth pesë mijë vaksina anti-COVID arrijnë në Kosovë të mërkurën

Rreth pesë mijë vaksina anti-COVID arrijnë në Kosovë të mërkurën

Kosova do të furnizohet me rreth pesë mijë vaksina kundër Coronavirusit të mërkurën, përcjell Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku.

“Sot, nga 3002 testuar, 415 TË SHËRUAR DHE 160 RASTE ME COVID-19!. Rreth 5000 vaksina arrijnë të mërkurën, e pastaj vijnë pandërprerë, deri në arritje të synimit tonë.

Ndërsa, treguesi më i mirë, se situata epidemiologjike në vend për momentin është më e mirë, është edhe numri më i vogël i të hospitalizuarve. Ajo çfarë na brengos ende, janë vdekjet e të prekurve nga COVID-19. Beteja vazhdon!”, ka shkruar ajo në Facebook./Insajderi.com