
Një 28 vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës, pasi atij i është sekuestruar një sasi prej 7.5 kilogram kanabis sativa.
Lënda narkotike është gjetur në makinën e të dyshuarit, dhe mësohet se bëhet fjalë për Nikolas Hamzai, banorë në Sarandë.
Sipas policisë, 28-vjeçari po transportonte drogë me makinë dhe e kishte fshehur në një hapësirë në pjesën e ulëse, shkruan albeu.com./Insajderi.com