Erërat e forta e rrëzojnë lisin në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë

Nga erërat e forta është thyer një lis, në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë.

Insajderi, ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes dhe nuk raportohet për ndonjë pasojë në njerëz.

Javë më parë, nga rrëzimi i një lisi, në qendër të Prishtinës, kishte mbetur i vdekur Qazim Mehmeti.

45-vjeçari nga fshati Halabak i Podujevës, nuk kishte arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra nga rënie e lisit.

Foto/ Pamje nga thyerja e lisit, në lagjen “Ulpiana”, në Prishtinë