Policia jep detaje për vdekjen e këngëtarit në Deçan

Policia jep detaje për vdekjen e këngëtarit në Deçan

Dje në Bjeshkët e Deçanit, një burrë ka ndërruar jetë derisa ishte duke vozitur motoçikletën e tij. Bëhet fjalë për këngëtarin Jeton Kuçi.

“Një mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke lëvizur me motoçikletë, kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitë relevante kanë dalur në vend të ngjarjes dhe nga ekipi i ndihmës së shpejtë është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve.