Rrëzohet nga skelet një punëtor në Klinë

Rrëzohet nga skelet një punëtor në Klinë

Policia njofton se në Klinë një person ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar nga skelet në lartësi rreth 4 metra derisa ishte duke punuar në ndërtimin e një aneksi të një shkolle.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe inspektorati i punës, rasti është në hetime.