Rrëzohet Qeveria Kurti

Rrëzohet Qeveria Kurti

Është rrëzuar qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, pas vetëm 50 ditëve të themelimit të kësaj qeverie.

Për mocionin e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, votuan 82 deputetë për, 32 kundër dhe 1 abstenim. Në sallë kanë qenë 117 deputetë.

Tani pas votimit të këtij mocioni të mosbesimit, qeveria konsiderohet në dorëheqje.

Kundër mocionit ishin edhe tre deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe Ardian Shala.

Deputetët diskutuan për 11 orë në Kuvendin e Kosovës, duke akuzuar njëri tjetrin për tradhti.

Përplasjen me të madhe e patën dy partitë që ishin në koalicion, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, deputetët e të cilave shkëmbyen akuza të shumta.

Madje, deputetët e vet kreu i VV-së akuzoi LDK-në se po dëshiron të bëhet me PDK-në për t’i hapur rrugë marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila sipas tij, është e dëmshme për Kosovën. /Insajderi.com