RrGK kundër shkarkimit të Dakës: Arsyet e Presidentes nuk qëndrojnë

RrGK kundër shkarkimit të Dakës: Arsyet e Presidentes nuk qëndrojnë

Rrejti i Grave të Kosovës ka reaguar pas shkarkimit të Kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, duke e kundërshtuar këtë vendim të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, njofton Insajderi.

Siç thuhet në njoftimin për media të këtij rrjeti, arsyet e dhëna për shkarkimin e Dakës nuk qëndrojnë.

“KQZ është organ i pavarur kushtetues dhe Kryetarja Daka është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote”, thuhet më tej në njoftim.

Më tej përmendet edhe roli i Agjencisë për Informim dhe Privatësi që ka përgjegjësi për shkeljen e të dhënave personale dhe problemet me listat e votuesve, e që në vendimin e Osmanit përmendet si një nga arsyet e shkarkimit të Dakës.

“Ndër arsyet e shkarkimit figurojnë edhe shkelja e të dhënave personale, si dhe problemet me listat e votuesve. Asnjëra nga këto të dyja nuk bien nën përgjegjësinë e Kryetares së KQZ-së, njëra është në fushëveprimtarinë e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, kurse tjetra është përgjegjësi e Agjencionit për Regjistrim Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme”. /Insajderi.com