
Një rast i lëndimit të lehtë trupor është regjistruar nga policia në rr. “Anton Çeta” në Gjakovë. Rasti ka ndodhur dje pas mesditës.
Policia njofton se janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme rreth një borxhi janë rrahur në mes veti.
“Të dyshuarit gjatë përleshjes kanë përdorur shishe të qelqit dhe kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.