Në objektin e administratës qendrore të Postës së Kosovës, ka ndodh sot, e enjte, një incident ku janë fjalosur dhe më pas kacafytur dy drejtorëve të menaxhmentit të ndërmarrjes, njofton Insajderi.
Përmes një komunikate për media, Posta ka bërë të ditur se me këtë rast janë duke u marr organet e rendit, ndërsa dy drejtorët janë duke u intervistuar në Policinë e Kosovës në Prishtinë.
Menaxhmenti i ndërmarrjes, do të ndërmerr masat disiplinore gjatë ditëve në vijim, sipas rregulloreve të brendshme të ndërmarrjes dhe ligjeve në fuqi./Insajderi.com